Telegrafi

Zyrtare: Ulpiana nënshkruan me dyshen Shkalla dhe Rezi

Silvester Shkalla (qendërmbrojtës) dhe Ermir Rezi (mesfushor ofenziv) janë ndër goditjet e para të Ulpianës pas inkuadrimit në Superligë.

Me gjasë të madhe ata janë kërkesa të trajnerit të ri, Edlir Tetova i cili edhe ka punuar në të kaluarën me ta.

Që të dy vijnë nga Kastrioti që edicionin e kaluar mbeti në Kategori Superiore.

Mbrojtësi Shkalla është 26 vjeçar dhe ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me Ulpianën.

Edhe Ermir Rezi ka nënshkruar për një vit me klubin lipjanas.

Sulmuesi Marclei Cesar mund të jetë një nga goditje e ardhshme të klubit. /Telegrafi/