Telegrafi

Zyrtare: UEFA vendos që ndeshja Tre Penne-Gjilani zhvillohet të premten  

UEFA ka vendosur tashmë për ndeshjen para-kualifikuese në mes të Tre Penne dhe Gjilanit.

Klubi nga Kosova ishte gati për të nisur aventurën e tyre në garat evropiane gjatë ditës së sotme (e enjte) me fillim nga ora 21:00.

Megjithatë, ndeshja ndaj Tre Pennes në San Marino u pezullua përkohësisht shkaku që një lojtar i Gjilanit u konfirmua pozitiv me COVID-19.

Lexo po ashtu Gjilani konfirmon një rast pozitiv me coronavirus, rrezikohet anulimi i ndeshjes ndaj Tre Penne

Por, Gjilani do të zhvillojë ndeshjen ditën e nesërme (e premte) pas konfirmimit nga UEFA.

Ky njoftim ka ardhur nga vet faqja e klubit gjilanas që ka njoftuar se të gjithë anëtarët e stafit dhe futbollistët do të ri-testohen.

Postimi pa ndërhyrje i Gjilanit

NJOTIM

UEFA njofton se ndeshja do të zhvillohet ditën e nesërme, ku para zhvillimit të sajë do të ritestohen të githë futbollistët dhe stafi, përveç rastit i cili ka dalur pozitiv në testimin e djeshem.

Për orën dhe detajet e tjera do të ju informojmë në vijim.

Zyra për Shtyp

San Marino, 20 Gusht 2020

/Telegrafi/