Mbrojtësi spanjoll i Real Madridit, Dani Carvajal është dënuar nga UEFA me një ndeshje tjetër mos-lojë në Ligën e Kampionëve.
Dani Carvajal nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë Real Madridin në ndeshjen e parë të 16-tës së finales në Ligën e Kampionëve, pasi iu është dhënë një ndalim me një lojë nga komiteti disiplinor i UEFA-s.
Mbrojtësi i djathtë qëllimisht u përpoq të merrte karton të verdhë në ndeshjen e Los Blancos kundër APOEL-it në nëntor, për të shërbyer një pezullim të kartonit të verdhë në ndeshjen e fundit të grupit kundër Borussia Dortmund, gjë që ishte e pakuptimtë në aspektin e pozitës së Realit në grupin e tyre.
Megjithatë, ky veprim thuhet se ka thyer Nenin 15 të kodit disiplinor të UEFA-s dhe për këtë arsye ai duhet të shërbejë edhe një ndeshje shtesë pezullim.
Kështu, mbrojtësi spanjoll, pas ndeshjet ndaj Dortmundit do t’i mungojë Realit edhe në ndeshen e parë të 16-tës së finales.
Por, Carvajal do të jetë i vetmi lojtar i dënuar i Real Madridit për ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt.
Reali gjithashtu nuk ka asnjë lojtar tjetër aktualisht në rrezik pezullimi nga ndeshja e dytë, përveç nëse, sigurisht, dikush largohet me të kuq. /Telegrafi/
Video e momentit të ndëshkimit të Carvajalit:
Dani Carvajal yellow card on purpose or not? pic.twitter.com/amypuaXst5
— Castim (@Castim_) November 22, 2017