Mamadou Coulibaly është lojtari më i ri i skuadrës italiane, Udinese.
Udinese ka njoftuar se ka nënshkruar zyrtarisht për dy milionë euro me mesfushorin e talentuar, Coulibaly.
18-vjeçari ka ardhur nga Pescara, teksa ka nënshkruar kontratë të vlefshme për pesë vitet e ardhshme.
Megjithatë, Culibaly në sezonin e ri do të vazhdoj të luaj për Pescaran si huazim një vjeçar.
Ndryshe, 18-vjeçari është raportuar më herët se është kërkuar nga Roma, Interi, Juventusi e Napoli. /Telegrafi/