Site icon Telegrafi

Zyrtare: Turqia humb qendërmbrojtësin kryesor për takimin me Kosovën

Qendërmbrojtësi turk, i cili aktualisht luan për Bayer Leverkusenin, Omer Toprak, është larguar nga lista e lojtarëve të ftuar nga Fatih Terim për ndeshjen Turqia-Kosova.

Mediat turke pak më parë kanë raportuar se lojtari nuk do të mund të jetë i gatshëm për ndeshje ndaj Kosovës për shkak të lëndimit dhe 27-vjeçari është larguar nga kampi i reprezentacionit.

Lexo po ashtu Turqia publikon listën e lojtarëve për takimin ndaj Kosovës (Foto)

Toprak ka qenë pjesë e 11-shes së parë të Turqisë në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” ndaj Islandës dhe Ukrainës.

Kujtojmë se Turqia dhe Kosova do të luajnë 12 nëntor (e shtunë) me fillim në ora 18:45 në stadiumin e klubit të Antalyasporit. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Zyrtare: Zbulohet lista e Kosovës përballë Turqisë, mungon një yll i madh
Exit mobile version