Pas shumë diskutimeve mes klubeve, Kieran Trippier më në fund është transferuar te Newcastle United.
Ka qenë klubi anglez që ka konfirmuar se ka transferuar reprezentuesin e Kombëtares së Anglisë nga Atletico Madrid.
31-vjeçari ka rënë dakord për një kontratë për dy vite e gjysmë dhe tanimë është prezantuar si lojtar i ri i Newcastles.
✍️ Newcastle United are delighted to announce the signing of Kieran Trippier from Atlético Madrid on a two-and-a-half-year deal!
Welcome, @trippier2!
⚫️⚪️
— Newcastle United FC (@NUFC) January 7, 2022
‘Laraskat’ kanë paguar 15 milionë euro te Atletico Madrid për të marrë shërbimet e mbrojtësit me përvojë.
Vet Trippier është shprehur i lumtur që ndodhet tani në St James park.
“Jam i lumtur që i bashkohem këtij klubi fantastik. Më pëlqeu vërtet koha ime në Madrid, por kur mësova për interesimin nga Newcastle United dhe pasi kisha punuar më parë me Eddie Howe, e dija se ky ishte vendi ku doja të transferohesha”.
I’m so happy to be joining Newcastle. Everyone knows the fans are unbelievably passionate and I will give my absolute all for them. I can’t wait to get to work 💪🏼
Thank you to everyone at @nufc & the fans for the very warm welcome I have received so far 🖤🤍 pic.twitter.com/6d0raRrpnv
— Kieran Trippier (@trippier2) January 7, 2022
“Jam i vetëdijshëm se ka shumë punë përpara nesh, por i njoh mirë kërkesat e Ligës Premier dhe e di se çfarë klubi i mrekullueshëm është ky me lojtarë shumë të talentuar. Mezi pres tv filloj dhe jam i emocionuar, për të dal në St. James Park si lojtar i Newcastles”, tha Trippier gjatë prezantimit. /Telegrafi/