Trepça gjatë ditës i ka ndarë rrugët me trajnerin kroat Neven Plantak, ndërsa nuk ka vonuar shumë dhe atë e ka zëvendësuar me turkun Serhat Sehit.
Klubi mitrovicas sot gjatë ditës njoftoi që me pajtimin të dyja palëve kanë ndërprerë kontratën me trajnerin Neven Pllantak.
Ndarja u bë pasi Trepça në dhjetë ndeshje kishte marr tetë humbje dhe vetëm dy fitore, duke mbetur në pozitën e fundit.
Kryesia e klubit mitrovicas nuk ka qëndruar duarkryq dhe menjëherë ka plotësuar pozitën e kryetrajnerit.
Në krye te shtabit teknik klubi ka angazhuar trajnerin turk Serhat Sehit i cili do ta udhëheqë ekipin deri në përfundim të sezonit.
Sehit është një emër i njohur i basketbollit turk, pasi ka qenë ndihmëstrajner i Kombëtares A të Turqisë si dhe ka udhëhequr disa ekipe në ligën e parë turke. /Telegrafi/