E para që sjell në radhët e veta është skuadra mitrovicase.
Ekipi i basketbollit Trepça është përforcuar me basketbollistin kroat, Petar Zivkovic, i cili më parë ka luajtur në klubin Lucenec të Sllovakisë.
Kështu së paku bënë të ditur faqja zyrtare e Federatës së Basketbollit të Kosovës.
“KB Trepça paraqet për regjistrim lojtarin e huaj Petar Zhivkoviq nga Kroacia. I njëjti ka të drejtë loje kompletimit të dokumentacionit konform nenit 47. të Rregullorës mbi kalim dhe regjistrim në FBK dhe kryerjes së obligimit financiar”, thuhet nga FBK-ja. Vlen të theksohet se 22-vje♪5ari është i gjatë 193 centimetra dhe luan në pozitat 4 dhe 5. /Telegrafi/