KB Trepça ka vazhduar të përforcohet dhe të bëhet gati për fazën finale në elitën e basketbollit kosovar.
Fituesi i Kupës së Kosovës ka angazhuar edhe një basketbollist të huaj dhe tanimë ka ardhur zyrtarizimi i tij.
Basketbollisti amerikan ka një karrierë të gjatë, pasi më parë ka luajtur edhe në skuadrën elitare amerikane Orlando Magic në vitin 2018.
Purvis luan në dy pozitat fundore, teksa ka bërë karrierë edhe në shtetet evropiane si Izrael, Itali, Poloni dhe së fundmi në Ukrainë.
28-vjeçari pritet të jetë një ndihmesë e madhe për Trepçën, skuadër e cila synon ta fitoj titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në basketboll. /Telegrafi/