Klubi nga Mitrovica, Trepça ’89 ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e dy lojtarëve të rinj, Mvuleni Madikane Logan Mnisi dhe Njabulo Dube.
‘Minatorët’ kanë vazhduar me prezantimet e reja nga jashtë, ndërsa sot (e mërkurë) kanë bërë edhe dy të tilla.
Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Logan Mnisi dhe 16-vjeçarin Njabulo Dube, të cilët i kanë zyrtarizuar me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Postimi pa ndërhyrje i Trepçës ‘89
KF Trepça’89 ka nisur planin e ri afatgjatë për prurjen e talenteve të reja nga jashtë vendit.
Mvuleni Madikane Logan Mnisi dhe Njabulo Dube janë prurjet e para të ketij plani afatgjatë.
Lojtarit ishin në prova tek klubi të cilat i kaluan me sukses dhe priten prurje të reja në të ardhmen.
Logan Mnisi 18 vjeqar dhe Njabulo Dube 16 vjeqar vien nga Afrika e Jugut ku ishin pjesë e akadimeve të mëdha nga klubet Afrikano Jugore.
Gjithashtu edhe këto transferime janë bërë të mundur nga agjensia ‘B&N International Sports Agency’
Ëelcome Logan Mnisi and Njabulo Dube
/Telegrafi/