Site icon Telegrafi

Zyrtare: Trepça ’89 nënshkruan me sulmuesin Ranga Chivaviro

“Minatorët” kanë vazhduar edhe sot me përforcime, duke zyrtarizuar sulmuesin nga Afrika e Jugut, Ranga Chivaviro.

Trepça ’89 kishte zyrtarizuar ditën e djeshme mesfushorin Mphakamiseni Nene.

“Ranga është qendër sulmues me nënshtetësi nga Afrika e Jugut, i cili vjen po ashtu nga i njëjti kampionat ku në të kaluarën ka mjaftë përvojë duke luajtur në Superligën dhe Ligën e Parë të Afrikës së Jugut”.

“Gjithashtu edhe ky transferim është bërë i mundur nga agjencia ‘B&N International Sports Agency’.  Welcome Ranga Chivaviro”, ka shkruar faqja zyrtare e Trepçës ’89.

Mitrovicasit janë në mesin e renditje me 32 pikë, por afër skuadrave tjera që po luftojnë për mbijetesë si Drenica e Arbëria që kanë nga 27 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version