Mesfushori nga Afrikane Jugut, Mphakamiseni Nene është transferimi më i ri i “Minatorëve”.
Trepça ’89 po vazhdon me përforcime edhe pse ka kohë që afati kalimtar është mbyllur.
“Nene vjen nga Kampionati i Afrikës së Jugut ku ka pasur mjaftë paraqitje për Superligën e Afrikës së Jugut e cila njihet si një ligë mjaftë e fuqishme, gjithashtu ka luajtur edhe për ligën e parë të Afrikës së Jugut”.
“Ky transferim është bërë i mundur nga agjencia e Afrikës së Jugut ‘B&N International Sports Agency’ e cila tani e një kohë janë në bashkëpunim me klubin. Ëelcome Mphakamiseni Nene”, thuhet në faqen e klubit mitrovicas.
Darko Tofiloski dhe Gustavo Carbonieri po ashtu u afruan nga klubi mitrovicas në javët e fundit./Telegrafi/