Site icon Telegrafi

Zyrtare: Tovërlani trajner i Feronikelit

 Drejtori sportiv i kampionit të Kosovës në futboll, Artan Berisha, ka konfirmuar për portalin Koha.net se ish-trajneri i Prishtinës do të marrë drejtimin e Feronikelit.

Gani Sejdiu ditë më parë ndërpreu bashkëpunimin me kampionin e Kosovës pas analizave të bëra me kryesinë e klubit pas përfundimit të sezonit vjeshtor.

“Ju njoftoj se më nuk jam pjesë e KF Ferronikelit sepse sot kemi ndërprerë bashkëpunimin me kryesinë e klubit. Kjo ndodhi pasi që bëmë analizën e sezonit vjeshtor dhe hapat e mëtutjeshëm që duhet bërë për sezonin pranveror. Erdhëm në përfundim që në interes të klubit është më mirë të ketë ndryshime, sepse ndoshta lojtarëve ju duhet një filozofi tjetër, e cila i motivon më tepër për t’i arritur objektivat e klubit”, kishte shkruar Sejdiu. /Telegrafi/

Exit mobile version