Site icon Telegrafi

Zyrtare: Tovërlani jep dorëheqje

Tovërlani të martën në një konferencën për media, ka bërë publike dorëheqjen e tij nga kampionët në fuqi.

“Pas dy rezultateve te fundit, kam vendosur te largohem nga klubi. Kam vendosur te largohen, dhe ndryshimi te filloj nga unë. Unë e falënderoj bordin për besimin e dhënë”, ka thënë Tovërlani.

Ndërkaq, nënkryetari i Prishtinës, Afrim Muqiqi, e ka falënderuar Tovërlanin për punën që ka bërë viteve të fundit me skuadrën prishtinase.

“E falënderoj afrim Tovërlanin për punën qe ka bere. Prishtina është shtëpia e Tovërlanit. Atij i kemi ofruar te mbetet ne klub, po ky ka vendosur që të pushoj. Ne po ndaheni përkohësisht”, tha Muqiqi.

Njeri i dytë i Prishtinës, ka hedhur poshtë zërat që thonë se Prishtina ka arritur marrëveshje me Bylbyl Sokolin.

Prishtina aktualisht zë vendin e dytë me 37 pikë të tubuara, nëntë me pak se lideri i tabelës, Llamkos Kosova. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version