Telegrafi

Zyrtare: Toure lojtar i Cityt

Sidoqoftë, gjiganti spanjoll nuk ka konfirmuar ende detajet definitive të shkëputjes së kontratës, që e bënë transferimin të mos konsiderohet ende definitiv, por besohet se ai mund të quhet i tillë,sepse këto detaje të vogla pritet të zgjidhen brenda pak orësh.

Toure ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, me ç’rast finalizoi dhe bashkimin me vëllanë e tij Kolo Toure.

Për këtë transferim tejet i kënaqur u shpreh Roberto Mancini, që ka thënë se ky është një lajm fantastik për të dhe klubin nga Eastlands. /Telegrafi/