Site icon Telegrafi

Zyrtare: Tottenhami blindon yjet, Son dhe Lamela rinovojnë kontratat  

Heung-Min Son - Erik Lamela (Getty Images)

Heung-Min Son dhe Erik Lamela kanë rinovuar edhe për shumë vite kontratat e tyre me klubin anglez, Tottenham Hotspur.

Tottenham Hotspur ka treguar edhe një herë se nuk dëshiron t’i lëshojë yjet e skuadrës këtë afat kalimtar të verës.

Synimet e klubit londinez janë të mëdha për sezonin e ri dhe këtë e ka treguar me blindimin e yjeve të skuadrës.

Gjatë ditës së sotme (e premte) klubi londinez ka zyrtarizuar renovimin e kontratave me dy futbollistët, Son dhe Lamela.

Erik Lamela dhe Heung-Min Son (Getty Images)

Mesfushori me tipare sulmuese nga Koreja e Jugut ka vazhduar kontratën deri në vitin 2023, ndërsa ylli argjentinas deri në vitin 2022.

“Jemi të lumtur të ju lajmërojmë se Heung-Min Son ka nënshkruar kontratën e re me klubin, e cila zgjat deri në 2023”.

“Jemi të lumtur të ju lajmërojmë se Erik Lamela ka nënshkruar kontratën e re me klubin, e cila zgjat deri në 2022”, thuhet në njoftimin e Tottenhamit.

Përveç klubit anglez, të lumtur janë shprehur edhe dy futbollistët, të cilët do të vazhdojnë të jenë edhe për shumë vite pjesë e Spurs. /Telegrafi/

Exit mobile version