Fernando Torres dje (e hënë) e konfirmoi se në sezonin e ri nuk do të jetë pjesë e Atletico Madridit.
Ndërsa sot ka bërë të ditur se e ardhmja e tij do të jetë në Japoni.
Bëhet fjalë për skuadrën Sagan Tosu që aktualisht renditet në vendin e 17-të (parafundit) në J-League.
/
Bienvenido a sagantosu 👏
\Fernando José Torres Sanz 🔴⚪Ha decidido incorporarse con nuestro equipo 🔵⚽#sagantosu #elnino #fernandotorres #torres
🇪🇸🔜🇯🇵 pic.twitter.com/cLI9tc5UUq— サガン鳥栖公式 (@saganofficial17) July 10, 2018
Ata kanë fituar vetëm tre ndeshje nga 15 në këtë sezon, por me Torresin në skuadër me siguri do të bëjnë më mirë.
34-vjeçari në sezon e fundit për Atleticon ka shënuar 10 gola, dy ndaj Eibarit që ishte paraqitja e tij e fundit në La Liga.
Ai në të kaluarën ishte pjesë edhe e Liverpoolit, ku në 142 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 81 gola.
Spanjolli ka luajtur edhe për Chelsean e Milanit, por nuk tregoi paraqitje ashtu siç jemi mësuar t’i shikojmë tek Reds apo Atletico. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=F-xVJyxCtPE