Telegrafi

Zyrtare: Tomori vazhdon kontratën me Milanin

Fikayo Tomori ishte sonte në selinë e Milanit dhe nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare me klubin kampion.

Qendërmbrojtësi anglez 24-vjeçar u bë lojtar kryesor për Stefano Pioli pas ardhjes së tij nga Chelsea në janar 2021, dhe luajti një rol të rëndësishëm në ecurinë e tyre drejt Scudettos sezonin e kaluar, duke e mbajtur mbrojtjen mirë.

Tomori ka rënë dakord për kontratën e re pesë-vjeçare me klubin dje dhe ai mbërriti në selinë e klubit sot në mbrëmje për të nënshkruar marrëveshjen e re.

Kontrata e re është bërë me rritje page.

Tani Milani pret të finalizojë rinovimin e kontratave për Sandro Tonalin dhe Pierre Kalulu në ditët në vijim. /Telegrafi/