Site icon Telegrafi

Zyrtare: Tomasevic nënshkruan për Prishtinën

Qendërmbrojtësi nga Kroacia, Josip Tomasevic, është futbollisti i radhës që i bashkohet FC Prishtinës në afatin kalimtar të dimrit.

Tomasevic në edicionin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Cibalias në Ligën e Dytë të Kroacisë.

28-vjeçari është futbollist me përvojë dhe ka bërë karrierë në klube si Istra 1961, Rudar Velenje, NK Novigrad, Granicar dhe Osijek.

Tomasevic tashmë i është bashkuar FC Prishtinës në stërvitje derisa e ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

“Njërëzit në klub më kanë sqaruar se cilat janë synimet e klubit dhe projekti më ka pëlqyer. Synimet e Prishtinës janë trofetë dhe dalja në garat evropiane”.

Më parë kam dëgjuar për futbollin e Kosovës. Sa kam qenë në Kroaci kam luajtur kundër disa lojtarëve nga Kosova si Lirim Kastrari dhe Amir Rrahmani”.

“Premtoj se do ta bëjë më të mirën për Prishtinën që klubi të fitojë trofe dhe të zë vend në garat evropaine. Të gjithë në qytet duhet të besojnë te skuadra”, ka thënë Tomasevic. /Telegrafi/

Exit mobile version