Telegrafi

Zyrtare: Todibo largohet nga Barcelona

Jean-Clair Todibo është zyrtarisht futbollist i ri i Nices.

Qendërmbrojtësi francez ishte në huazim te Benfica në Portugali, por që u largua pas hapësirave të pakta që kishte.

Barcelona tani e ka huazuar lojtarin te Nice në Ligue 1, me klubin francez që e ka opsionin për ta blerë atë në verë.

Skuadra katalunase shpreson që Todibo të rikthehet në formën e tij të lartë dhe në verë ta rikthejnë në skuadër.

Nëse francezi nuk këndellet, atëherë Barcelona do ta shesë përfundimisht  lojtarin te Nice. /Telegrafi/