Jean-Clair Todibo është zyrtarisht futbollist i ri i Nices.
Qendërmbrojtësi francez ishte në huazim te Benfica në Portugali, por që u largua pas hapësirave të pakta që kishte.
Barcelona tani e ka huazuar lojtarin te Nice në Ligue 1, me klubin francez që e ka opsionin për ta blerë atë në verë.
Skuadra katalunase shpreson që Todibo të rikthehet në formën e tij të lartë dhe në verë ta rikthejnë në skuadër.
Nëse francezi nuk këndellet, atëherë Barcelona do ta shesë përfundimisht lojtarin te Nice. /Telegrafi/
🚨#OGCNice and @FCBarcelona have reached an agreement for a loan deal (with an option to buy) for @jctodibo ✍️
Welcome Jean-Clair 🤝🔴⚫️
— OGC Nice 🇬🇧🇺🇸 (@ogcnice_eng) February 1, 2021