Telegrafi

Zyrtare: Tirana nënshkruan me sulmuesin e njohur Albion Avdijaj

Presidenti i Tiranës, Refik Halili dhe Albion Avdijaj (Foto: KF Tirana/Facebook)

Albion Avdijaj është konfirmuar zyrtarisht si lojtar i ri klubit më të madh nga Shqipëria, Tiranës.

Tirana është shpallur edhe matematikisht kampion në Superligën e Shqipërisë për sezonin 2019/20.

Titulli kampion dhe paraqitje në eliminatoret e Ligës së Kampionëve ka bërë që drejtuesit të mendojnë për përforcimin e skuadrës.

Lexo po ashtu Tirana shpallet edhe matematikisht kampion në Superligën e Shqipërisë

Nuk ka vonuar shumë dhe Tirana tashmë ka bërë goditjen e parë duke nënshkruar me sulmuesin e njohur Albion Avdijaj.

“Albion Avdijaj është zyrtarisht bardheblu! Sulmuesi 26-vjecar ka firmosur kontratën që e bën pjesë të Tiranës për dy vitet e ardhshme”.

“Futbollisti do t’i bashkohet menjëherë ekipit si përforcim i parë i rëndësishëm për dy sezonet e ardhshme në skuadër”.

“Marrëveshja bardheblu është zyrtarizuar sot me futbollistin me një karrierë te pasur ndërkombëtare. I urojmë suksese me fanellën e re”, thuhet në njoftimin e Tiranës.

Avdijaj shumicën e karrierës e ka bërë në Zvicër duke luajtur për klube si Zurich, Grasshoppers dhe Vaduz, ndërsa ka bërë karrierë edhe te Debreceni dhe Viborgu. /Telegrafi/