Telegrafi

Zyrtare: Tiago nënshkruan me Atleticon

Portugezi ka luajtur vetëm shtatë nga 18 ndeshje në Serie A për biankonerët, dhe ka bërë vetëm tre paraqitje në Evropë.

“Klubi Atletico de Madrid ka arritur marrëveshje me Juventus FC për huazim të përkohshëm të lojtarit Tiago Cardoso Mendes, me opsion ta blejë atë”.

“Mesfushori portugez do të prezantohet nga presidenti i klubit, Z. Enrique Cerezo, në dhomën VIP të stadiumit Vicente Calderon mëngjesin e 11 janarit”, thuhet në deklaratën klubit spanjoll./Telegrafi/