Telegrafi

Zyrtare: Thomas Strakosha i bashkohet AEK-ut

AEK ka transferuar zyrtarisht Thomas Strakoshan nga Brentfordi.

Klubi grek përmes një komunikate zbuloi se me portierin shqiptar kanë lidhur marrëveshje deri në qershor të vitit 2029.

“PAE AEK njofton blerjen e Thomas Strakosas. Portieri ndërkombëtar shqiptar ka nënshkruar kontratë me ekipin tonë deri në qershor të vitit 2029”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.

“Thomas Strakosa ka lindur më 19 mars 1995. Ai ka luajtur për Lazio, Salernitana dhe Brentford”.

Portieri 29-vjeçar ka bërë deklaratat e para si lojtar i AEK-ut, duke thënë: “Jam shumë i lumtur që ka përfunduar transferimi im në AEK”.

“Mezi pres të filloj stërvitjen dhe të vihem në dispozicion të trajnerit tim. Nga sot nuk ka më fjalë, vetëm punë”, shtoi më tej gardiani shqiptar. /Telegrafi/