Telegrafi

Zyrtare: Thomas Meunier lojtar i Borussia Dortmund

Borussia Dortmund ka mbyllur transferimin e mbrojtësit Thomas Meunier nga PSG.

Belgu ka kaluar si lojtarë i lirë nga PSG, pasi i kishte përfunduar kontrata me kampionët francez.

Ai ka nënshkruar kontratë me Borussia Dortmundin deri në vitin 2024.

 

Meunier ka mundur të luajë për PSG-në në Ligën e Kampionëve, por ai nuk e ka preferuar këtë, pasi kjo garë do të vazhdojë në muajin gusht.

Munier më parë ka luajtur edhe Virton dhe Club Brugge, ndërsa është pjesë e Kombëtares së Belgjikës. /Telegrafi/