Telegrafi

Zyrtare: Thierry Henry largohet nga Montreal Impact

Thierry Henry nuk do të jetë më trajner i Montreal Impact në MLS, ndërsa ka qenë vetë ai që e ka konfirmuar largimin.

Ish sulmuesi francez, i cili ka qenë në krye të kësaj skuadre që nga 14 nëntori 2020, ka vendosur të thotë lamtumirë për arsye familjare.

Ai në një mesazhi në Twitter ka zbuluar edhe arsyet e tij.

“Me shumë keqardhje unë po e shkruaj këtë mesazh, viti i fundit ka qenë jashtëzakonisht i vështirë për mua në nivelin personal. Për shkak të pandemisë nuk kam pasur mundësi të shoh fëmijët e mi, një ndarje që ka shkaktuar shumë shqetësime mua dhe fëmijëve të mi”.

“Si pasojë, me trishtim të madh marr vendimin të kthehem në Londër dhe të largohem nga Montreali”.

“Faleminderit klubit dhe familjes Saputo për mundësinë e mrekullueshme që më kanë dhënë. Kemi kaluar një vit së bashku dhe është një përvojë që nuk do ta harroj kurrë”, ka thënë trajneri.

Henry ka qenë i lidhur me disa klube në Championshipin anglez  në javët e fundit. /Telegrafi/