Telegrafi

Zyrtare: Thiago vazhdon me Bayernin, Lovren me Liverpoolin

Spanjolli i ka dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes.

Bayern Munichu ka njoftuar se mesfushori Thiago Alcantara ka nënshkruar kontratën e re me klubin.

Mesfushori 26-vjeçar është pajtuar që të zgjasë kontratën e tij edhe për dy vjet, e cila tani do të përfundojë në qershor të vitit 2021.

Dejan Lovren ka vazhduar kontratën me Liverpoolin edhe për katër vjet.

Mbrojtësi kroat me kontratën e re do të përfitojë 100 mijë funte në javë dhe bëhet lojtari i katërt pas Philippe Coutinhos, Joe Gomezit dhe Adam Lallanas që vazhdon kontratën me klubin.

Mbrojtësi 27-vjeçar tejkaloi një fazë të lëndimeve që përjetoi gjatë këtij sezoni.