Site icon Telegrafi

Zyrtare: Tevez dhe Shanghai Shenhua arrijnë marrëveshje për prishjen e kontratës

Klubi kinez, Shanghai Shenhua ka ndërprerë kontratën e Carlos Tevezit 12 muaj më parë me pëlqimin e ndërsjellë.

Skuadra nga Superliga Kineze, Shanghai Shenhua e ka ndërprerë kontratën e sulmuesit argjentinas, Carlos Tevez, i cili u transferua nga Boca Juniors.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt kishte edhe 12 muaj të tjerë në marrëveshjen e tij dhe negociatat e gjata me gjigantët kinezë e çuan në këtë vendim.

Lexo po ashtu Super dështimi kinez mban emrin e Carlos Tevez – Dy kilogram më shumë dhe 26 mijë euro gjobë nga Shanghai Shenhua

“Klubi dëshiron të shpreh mirënjohjen tonë për Tevezin dhe për kontributin e tij në sezonin e kaluar dhe t’i urojë gjitha të mirat në përpjekjet e tij të ardhshme”, thuhet në deklaratën e klubit kineze.

Tevez gjatë prezantimit te kinezët para një viti e pak

33-vjeçari u bashkua me Shanghai Shenhua në dhjetor të vitit 2016, duke shënuar vetëm katër gola në 20 paraqitje me fanellën e kinezëve.

Reprezentuesi argjentinas pritet të kthehet te ish-skuadra e tij Boca Juniors, ku ai filloi karrierën e tij profesionale në vitin 2001.

Lexo po ashtu Merr 38 milionë euro në vit, por është në mbipeshë dhe nuk luan – Tevez sulmon futbollin kinez dhe nuk iu jep shpresa për të ardhmen

Ai kaloi sezonin 2005-06 me Corinthians në Brazil përpara se të nisej në Evropë te West Ham, ku u transferuan së bashku me shokun e tij, Javier Mascherano.

Ndryshe, Tevez te kinezët kishte një rrogë faranoike e cila mendohet të jetë rreth 38 milionë euro në vit. /Telegrafi/  

Exit mobile version