Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ten Hag vazhdon kontratën me Ajaxin

Ajaxi Amsterdam e ka ‘blinduar’ trajnerin Erik ten Hag me një kontratë të re që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në vitin 2022.

Kontrata e trajnerit që fitoi zemrat e tifozëve skadonte në fund të këtij edicioni, ndërsa i janë shtuar edhe dy vite të tjera.

Ten Hag në sezonin e fundit ishte shumë i suksesshëm me Ajaxin, duke e fituar titullin dhe Kupën e Holandës, ndërsa e preku edhe gjysmëfinalen e igës së Kampionëve.

Edhe pse barazuan golat e pësuar në shtëpi e larguan Ajaxin, pasi ndeshja u mbyll 3-3 me rezultat të përgjithshëm.

Ten Hag duhet të tregojë se suksesi i arritur gjatë sezonit të shkuar nuk ishte rastësi.

Edhe pse janë larguar shumë lojtarë, pritet që të zëvendësohen me të rinj. /Telegrafi/

Exit mobile version