Huawei ka njoftuar datën për lansimin e telefonit të ri të tyre, Huawei Mate 20. Kompania do të zbulojë telefonin në Londër, sipas një njoftimi të postuar në llogarinë zyrtare në Twitter, bën të ditur Mashable.
Në këtë postim, Huawei konfirmoi se Mate 20 do të vijë me çipin e ri Kirin 980. Në një ngjarje të kohëve të fundit në Berlin, kompania tha se Kirin 980 është më i shpejtë dhe më i mirë sesa konkurrenti kryesor i tij, Qualcomm Snapdragon 845, në mënyra të panumërta, megjithëse asnjë nga këto pretendime nuk është testuar ende nga shqyrtuesit e pavarur.
Ashtu si Samsung, Huawei ka dy linja telefonash: serinë P dhe serinë Mate. Telefonat Mate janë tradicionalisht pak më të mëdhenj në përmasa, por të dyja P dhe Mate gjithmonë kanë paketuar harduer të lartë në brendësi.
Bazuar në thashethemet dhe rrjedhjet e mëparshme, mund të presim që Mate 20 të ketë një ekran AMOLED 6.3 inç, një bateri 4,200mAh, 6GB RAM, 128GB hapësirë ruajtjeje dhe mbushës wireless. P20 i Huawei kishte një kamerë të pasme të trefishtë, dhe është e mundur që Mate 20 të ndjekë të njëjtët hapa. Në anën e softuerit, Mate 20 ka gjasa të vijë me Android Pie.
Është gjithashtu e mundshme që Mate 20 do të vijë në më shumë se një version. Mate 20 Lite 6.3-inç tashmë është shpallur, por me specifika shumë modeste, të cilat përfshijnë kamerat e dyfishtë, një procesor Kirin 710, 4GB RAM, 64GB hapësirë ruajtëse dhe një bateri 3,750mAh.
Por mund të ketë edhe një Mate 20 Pro (një spekulim thotë se do të ketë një ekran masiv prej 6.9 inç), dhe ndoshta edhe një Mate 20 Porsche Edition, modeli ultra i lartë i telefonit Huawei në formacion.