Site icon Telegrafi

​Zyrtarë të PDK-së shkojnë për ngushëllime te familjet e Astrit Ademajt e Blerand Kadrijajt

Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë shkuar sot për ngushëllime në familjen e Astrit Ademajt, kandidatin e kësaj partie për kryetar të Pejës dhe te familja e ish-kandidatit për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj, të cilët mbrëmë kanë mbetur të vrarë pas një përleshje me armë në Pejë.

Për ngushëllime në familjen e Ademaj e Kadrijaj kanë shkuar Enver Hoxhaj, Bedri Hamza, Rashit Qalaj, Safete Hadërgjonaj, Bajrush Xhemajli, Adem Grabovci e Hajredin Kuçi.

Lexo po ashtu Vrasja e dyfishtë - gjithçka që ndodhi në incidentin tragjik në Pejë

Sot gjatë ditës anëtari i Kryesisë së PDK-së, Muhamet Haliti që është edhe nënkryetar i Degës së kësaj partie ka bëtë të ditur se nga informacionet që dihen deri tani, kjo ngjarje tragjike nuk ka asnjë lidhje me politikë apo me zgjedhje.

Ai ka kërkuar që organet e drejtësisë ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje tragjike. Në shenjë nderimi për viktimat, PDK ka pezulluar sot çdo aktivitet politik.

Exit mobile version