Telegrafi

Zyrtarë të OBRM-PDUKM-së janë thirrur në seancë dëgjimore në PSP

Zyrtarë të lartë të OBRM-PDUKM-së janë thirrur në seancë dëgjimore në PSP në lidhje me lëndën ”Titanik” të cilën e hapi kjo prokurori Speciale javë më herët, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Hetimi për ”Titanik” do të zgjerohet në drejtimin e financimit të fushatës zgjedhore për këtë parti për zgjedhjet e vitit 2011 dhe 2014, merr vesh Televizioni 24.

Zyrtarët e partisë së Gruevskit do të hetohen për financimin e fushatës, pas informacioneve të marra nga zyrtarë lokal të kësaj partie nga qyteti i Ohrit të cilët edhe më herët ishin të marrë në pyetje nga PSP-ja. /Telegrafi/