Telegrafi

Zyrtarë të LDK-së i gëzohen kthimit të Isa Mustafës

Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës iu kanë gëzuar kthimit të kryetarit të tyre Isa Mustafa nga Gjermania. Ai ishte për shërim në këtë shtet, pasi që kishte disa probleme shëndetësore.

Mustafa është kthyer mbrëmë nga Gjermania, ndërsa sot një zyrtare e këtij subjekti e ka uruar atë në Facebook, shkruan Telegrafi.

Besa Zogaj e cila ka qenë edhe zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik në kohën kur Kryeministër ka qenë Isa Mustafa ka postuar në Facebook një fotografi në të cilën shihet bashkë me Mustafën.

“Mirë se na u ktheve kryetar”, ka shkruar Zogaj.

Edhe Bajram Gecaj, i LDK-së ka shkuar për kthimin e Mustafës në Kosovë.

“Mirë se na u ktheve Kryeministër”, ka shkruar Gecaj. /Telegrafi/