Telegrafi

Zyrtare: Tay Waller braktis Bashkimin (Foto)

Tay Waller nuk është më pjesë e klubit të basketbollit të Bashkimit. 

Largimin e ka pohuar edhe vetë basketbollisti amerikan përmes një mesazhi të publikuar në Facebook.

Ai ka shkruar se “tashmë do t’i bashkohet një skuadre tjetër”, duke theksuar që do t’i mungojë shumë publiku prizrenas dhe thirrjet “Waller, Waller”.

Waller në fund nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që një ditë të rikthehet sërish në “Sezai Surroi’, ndërsa nuk e ka përmendur emrin e ri të klubit, megjithëse besohet se amerikani ka arrit marrëveshje me Mornarin. /Telegrafi/

I would like to thank Bashkimi for blessing me with the opportunity to play this season! A lot of teams wasn’t sure of…

Posted by Tay Waller on 2016-03-28