Taulant Lutfiu është bërë me skuadër të re së fundmi.
Mbrojtësi i talentuar nga Kosova ishte shumë afër të luaj në Superligën e Kosovës, por nuk arriti dot marrëveshje me Llapin.
Ai për disa ditë u stërvit nën urdhrat e Tahir Batatinës, por në fund nuk gjetën gjuhë të përbashkët dhe nuk nënshkroi me klubin kosovar.
Gjithsesi talenti kosovar ka nënshkruar kontratë me klubin Stade Lausanne-Ouchy që bën gara në Challange League.
21-vjeçari synon që të luaj sa më shumë me Lausanne-Ouchy dhe të bëj një hap para në karrierën e tij.
Ai tanimë ka nisur stërvitjet me klubin e ri dhe së shpejti pritet debutimi i tij në Challange League./Telegrafi/