Site icon Telegrafi

Zyrtare: Taulant Lutfiu prezantohet te skuadra e re

Taulant Lutfiu është bërë me skaudër të re.

Mbrojtësi i talentuar nga Kosova ka ndryshuar skuadër në ditët e fundit të afatit kalimtar dimëror, pasi në Zvicër ka qenë më i gjatë.

19-vjeçari shihet si një mbrojtës shumë premtues për të ardhmen, falë edhe konstruktit fizik që ka.

Ai ishte pjesë e ekipit zviceran Versoic, derisa tanimë ka ndryshuar mjedis, duke iu bashkuar skuadrës Olympique de Geneve.

Vet lojtari ka deklaruar se për të është një hap para në karrierë.

“Jam në një klub të ri, ku për mendimin tim është një hap para në karrierë. Olympique de Geneve ka ambicie të mëdha për të ngritur çdo vit në një rang më të lart garash”.

“Gjithsesi qëllimi im është të luaj në Challange League ose Superligën e Zvicrës dhe jam i bindur se do t’ia arrijë një gjëje të tillë brenda dy viteve”, ka deklaruar Lutfiu për Gazetën Olle.

Exit mobile version