Telegrafi

Zyrtare: Tare e mori falas, tani e shet Hoedt te Southampton për 17 milionë euro

Lazio e ka shitur zyrtarisht mbrojtësin Wesley Hoedt te Southampton për 17 milionë euro.

Një tjetër sukses i drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare, që e mori falas para dy vitesh nga AZ Alkmaar.

“Është një hap i rëndësishëm për mua”.

“Jam i lumtur që jam këtu. Mendoj që Southampton është një klub i madh, dhe është një hap i rëndësishëm për mua  të luaj në Ligën Premier”, ka thënë lojtari pas zyrtarizimit.

Lojtari do ta mbajë numrin 6 te klubi i ri dhe Southamphton tani pritet ta lirojë Virgin Van Dijk që po kërkohet nga shumë skuadra. /Telegrafi/