Telegrafi

Zyrtare: Talenti i Unitedit nënshkruan me Readingun (Foto)

Tyler Blackett është futbollisti më i ri i Readingut.

Mbrojtësi i ri anglez, Tyler Blackett është bashkuar me skuadrën nga katerogia e dytë angleze apo Championship, Readingun nga Manchester Unitedi.

Blackett ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Readingun, teksa nuk është bërë publike shuma e transferimit.

Lexo po ashtu Mourinho: United, kulmi i karrierës sime

Largimi i mbrojtësit të ri anglez erdhi pasi trajneri portugez, Mourinho i tregoi që nuk bënë pjesë në planet e tij.

Ndryshe, trajneri i skuadrës së Readingut është legjenda holandeze dhe e Unitedit, Jaap Stam. /Telegrafi/