Klubi spanjoll, Getafe ka konfirmuar zyrtarisht me mesfushorin japonez, Takefusa Kubo, i cili arrin si huazim deri në fund të sezonit.
Kubo po kërkon të lë pas shpine fillim-sezonin e tij të vështirë me Villarrealin, dhe është bashkuar me Getafen deri në fund të sezonit.
I riu i Real Madridit arriti të luajë pak në vjeshtë nën udhëheqjen e Unai Emery në Villarreal dhe u përpoq për një largim të hershëm nga marrëveshja e tij dy-vjeçare e huazimit me Nëndetësen e Verdhë.
📢 OFICIAL | Takefusa Kubo nuevo futbolista del Getafe C.F.
¡Bienvenido a la familia azulona! 🥳#KuboAzulon pic.twitter.com/UYhIzw1KDw
— Getafe C.F. (@GetafeCF) January 8, 2021
Japonezi u paraqiti 19 herë me Villarrealin, por luajti vetëm 687 minuta – 36 minuta për ndeshje – me vetëm dy startime në La Liga dhe pesë në Ligën e Evropës.
Goli i tij i vetëm erdhi në Evropë kundër turqve të Sivasspor.
ようこそ Take 🇯🇵🤗#KuboAzulon pic.twitter.com/g2OnLzGTg1
— Getafe C.F. (@GetafeCF) January 8, 2021
Los Blancos e mirëpritën idenë e një lëvizje për Kubo pasi ata besojnë se ai do të marrë më shumë kohë loje në Getafe.
Kubo bëhet nënshkrimi i parë i Getafes në afatin e dimrit, edhe pse Carles Alena duket se do të bashkohet nga Barcelona si huazim. /Telegrafi/