Site icon Telegrafi

Zyrtare: Sven Bender bashkohet me vëllanë e tij te Bayer Leverkusen

Sven Bender është bashkuar me vëllanë e tij Larsin te Bayer Leverkusen.

Borussia Dortmund e ka konfirmuar transferimin e tij tek rivalët për shumën e 15 milionë eurove.

Bender ishte bashkuar me Dortmundin nga 1860 Munich në vitin 2009, duke zhvilluar 224 ndeshje.

28-vjeçari i ka zhvilluar edhe shtatë ndeshje me kombëtare,

“E falënderoj Borussia Dortmundin që e respektoi dëshirën time, edhe pse bën çmos që të më mbajnë. E ndjej këtë si vlerësim të madh”, ka thënë Sven Bender. /Telegrafi/

Exit mobile version