Site icon Telegrafi

Zyrtare: Suspendohet Sakho

UEFA e ka suspenduar mbrojtësin e Liverpoolit, Mamadou Sakho, për një periudhë të përkohshme prej 30 ditësh, pasi nuk kishte kaluar në testet e dopingut.

Francezi ka dalë pozitiv në një substancë të ndaluar (që besohet të jetë për djegien e yndyrave) që e kishte përdorur në ndeshjen e Europa League kundër Manchester Unitedit më 17 mars.

Sakho e pati mundësinë që të apelonte dhe të bënte një tjetër testim, mirëpo ai e ka refuzuar ta shfrytëzojë këtë opsion.

UEFA ka vendosur që ta suspendojë lojtarin për 30 ditë, derisa të kryhet hetimi i plotë.

Kujtojmë që Kolo Toure ishte suspenduar me vetëm gjashtë muaj, kur në vitin 2011 si lojtar i Manchester Cityt kishte rezultuar pozitiv në përdorimin e tabletave dietetike. Por, ai e kishte pranuar fajin. /Telegrafi/

Exit mobile version