Telegrafi

Zyrtare: Sulmuesi i Cityt pranon të luajë për Kosovën (Foto)

Vjen edhe i katërti dhe është Sinan Bytyqi, lojtari i Manchester Cityt dhe Austrisë, do të vesh fanellën e Kosovës 

Lajmi konfirmohet nga Bajram Shala, zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës, që e ka bërë të ditur lajmin përmes Facebookut.

Bytyqi është prej vitesh pjesë e Cityt, dhe momentalisht po stërvitet me skuadrën e parë bashkë me Bersant Celinën, raporton Gazeta Olle.

Lexo po ashtu Yjet shqiptare të Cityt përshëndesin me shqiponjë

Deri tani ka luajtur më të gjitha grupmoshat e reja të Austrisë. Ai është mesfushor me tipare sulmuese.