Site icon Telegrafi

Zyrtare: Suhareka nënshkruan me mbrojtësin boshnjak Kemal Osmankovic

Suhareka, ka transferuar qendërmbrojtësin nga Bosnja, Kemal Osmankovic.

Suhareka ka njoftuar në faqen në Facebook për transferimin e mbrojtësit shtatlartë.

Osmankovic, tani 27-vjeçar së fundi ishte pjesë e Slobodës së Tuzlas. Ai ka luajtur edhe për skuadrën tjetër boshnjake Zeleznicar dhe për skuadrat kroate Sibenik e Lokomotiva Zagreb.

Suhareka stinorin vjeshtor e mbylli në vendin e pestë me 25 pikë.

Klubi që luan për herë të parë në elitën e futbollit tonë, kërkon që të zë njërën nga pozitat që dërgon në garat evropiane. /Telegrafi/

Exit mobile version