Luis Suarez ka pësuar një lëndim ditën e sotme.
Sulmuesi uruguaian ka probleme muskulore dhe kjo do të bëjë të mbetet jashtë fushave të blerta për 15 ditë.
Në këtë formë futbollisti nuk do të mund të paraqitet në finalen e Copa del Ray kundër Alavesit.
Kjo e fundit do të shpresojë që të triumfojë dhe përmes kupës të dal në garat evropiane për klube.
Theksojmë se finalja mes Barcelonës e Alavesit do të zhvillohet më 27 maj. /Telegrafi/