Site icon Telegrafi

Zyrtare: Suarezit i mbetet dënimi prej dy ndeshjeve

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, nuk do të mund ta ndihmojë skuadrën e tij në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Alavesit më 27 maj.

Kjo, pasi sot Federata e Spanjës ka refuzuar apelin e Barcelonës për kartonin e kuq të Suarezit që e mori në gjysmëfinale ndaj Atletico Madridit.

Madje ai është suspenduar për dy lojë.

Sipas raportit të gjyqtarit të ndeshjet Jesus Gil Manzano, Suarez ishte përjashtuar pasi kishte goditur me bërryl lojtarin  Atleticos, Koken, pasi paraprakisht ishte ndëshkuar me të verdhë pas një ndërhyrje në Juanfranin.

Ai do të humbë finalen, kurse do të mungojë në ndeshjen e parë të Kupës në sezonin e ardhshëm, shkruan ESPN.

Përveç Suarezit skuadrës së Barcelonës do t’i mungojë edhe Sergi Roberto. /Telegrafi/

Exit mobile version