Skuadra e Superligës së Greqisë, AEL Larissa, ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me futbollistin prishtinas, Suad Sahitin.
23-vjeçarin luajti te Skënderbeu sezonin e kaluar, ku u tregua i rëndësishëm në disa ndeshje.
Klubi grek në lajmin dedikuar këtij transferimi tregon se mesfushori kosovar ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës korçare në të dy frontet, duke fituar si kampionatin ashtu edhe Kupën.
Gjithashtu theksohet se ka luajtur në katër ndeshje edhe në Ligën e Evropës me Skënderbeun, që u kualifikua deri në fazën e grupeve.
Sahiti, shkruhet në njoftim se është 1.79 metra i gjatë, ndërsa karakteristikat e tij kryesore janë shpejtësia dhe teknika e lartë.
Ai në Kosovë ka luajtur për klube si Ramiz Sadikun dhe Hajvalinë.
Sahiti ka qenë pjesë e Rabotnickit për një edicion para se të kalojë te Skënderbeu.
Klubi grek kishte anuluar transferimin me mesfushorin e Partizanit, Idriz Batha, pasi ky i fundit kishte foto me shqiponjë. /Telegrafi/