Telegrafi

Zyrtare: Sturridge dënohet pas akuzave për vënie të basteve

Daniel Sturridge është ndaluar për gjashtë javë dhe një gjobë prej 75 mijë funtesh, pasi u akuzua për shkelje të rregullave të basteve të FA.

FA ka kryer një hetim të gjatë përpara se të njoftojë rreth një dënimi të mundshëm për sulmuesin nëntorin e kaluar dhe verdikti është dorëzuar vetëm këtë të enjte pasdite.

Shkeljet e basteve kanë rezultuar më parë me sanksione të rënda, me Joey Barton që u ndalua për 18 muaj vitin e kaluar pas pranimit të një akuze nga FA në lidhje me 1,260 baste gjatë 10 viteve.

Lexo po ashtu Daniel Sturrridge akuzohet nga FA për vendosje të basteve, klubi i Liverpoolit i del në mbrojtje

Sturridge u përball me 11 akuza, por nëntë prej tyre u hodhën poshtë nga Komisioni Rregullator i cili erdhi në vendimin për rastin e tij.

FA kanë mbetur të pakënaqur që shumë nga akuzat janë hedhur dhe deklarata e tyre thotë se, ndërsa ata “nuk pajtohen me gjetjet e Komisionit Rregullator”, ata tani do të apelojnë kundër akuzave që janë hedhur poshtë dhe sanksionit që është imponuar.

Sturridge dhe vëllai i tij

Akuzat tre dhe katër u dënuan në lidhje me informacionin e brendshëm për një lëvizje të mundshme të huazimit në La Liga me Sevillan.

Në deklaratën e FA të enjten, thuhet: ‘Z. Sturridge kishte udhëzuar vëllanë e tij, Leon, për të vënë bast një lëvizje të mundshme prej tij  te Sevilla FC. Në dhënien e këtij udhëzimi, Komisioni Rregullativ gjeti se, në të vërtetë, Sturridge kishte siguruar vëllanë e tij me informacione të brendshme për këtë qëllim.

“Daniel Sturridget i është shqiptuar një ndalesë gjashtë javore dhe gjobë prej 75 mijë funtesh nga Komisioni Rregullator për shkelje të rregullave të basteve.

“Ai do të shërbejë dy javë të ndalimit tani, ndërsa me katër javët e tjera do të jetë i pezulluar”, thuhet në njoftim e FA.

Sturridge është aktualisht pa klub pasi ka lënë Liverpoolin, ndalimi i tij është konsideruar efektiv nga 17 korriku dhe pritet të përfundojë me 31 gusht. /Telegrafi/