Site icon Telegrafi

Zyrtare: Stramaccioni emërohet trajner i Sparta Pragës (Foto)

Ish-trajneri i Interit dhe Udineses, Andrea Stramaccioni është emëruar si trajner i ri i Sparta Pragës.

Lajmi u njoftua nga klubi çek në mëngjesin e sotëm, me 41-vjeçarin italian që mori në kohë drejtimin e skuadrës për fillimin e para-sezonit.

Lexo po ashtu Bankina e Interit që po ua sjell fundin shumë trajnerëve që nga koha Mou (Foto)

Pas drejtimit të nerazzurrëve dhe bardhezinjtë të Udines, Stramaccioni së fundmi kishte një aventurë në krye të skuadrës greke Panathinaikos.

Sparta është historikisht klubi më i suksesshëm në Republikën Çeke, por bosi i tyre i mëparshëm Petr Rada u largua pas përfundimit në vendin e tretë në tabelën e Ligës së sezonit të kaluar.

Klubi ka qenë kampion i vendit në 33 raste dhe detyra e Stramaccionit do të jetë rikthimi i titullit në shtëpi, pasi vitin e fundit u fitua nga rivalët e qytetit Slavia Pragës. /Telegrafi/

Exit mobile version