Telegrafi

Zyrtare: Stoke City nënshkruan me Martins Indin (Foto)

Bruno Martins Indi është lojtari më i ri i skuadrës angleze, Stoke City.

Skuadra e yllit me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqirit, Stoke City ka vazhduar me transferime të mëdha këtë verë.

Pas transferimeve të Darreth Flatcher, Kurt Zoumas dhe Maxis Chuopo-Moting, “Pottersat” kanë bërë edhe një transferim tjetër të madh.

Indi është lojtari më i ri i Stoke Cityt

Është qendërmbrojtësi holandez, Martins Indi, i cili është transferuar nga Porto për një shifër 7.7 milionë euro, teksa ka nënshkruar për pesë vite.

“Jemi të lumtur t’iu tregojmë se kemi nënshkruar nga Porto me mbrojtësin Bruno Martins Indi një marrëveshje pesë vjeçare”, thuhet në njoftimin e Stoke Cityt. /Telegrafi/