Telegrafi

Zyrtare: Stivi Frashëri nënshkruan me Lirinë

Klubi prizrenas, Liria ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me portierin shqiptar, Stivi Frashëri, i cili në të kaluarën ka luajtur me Ballkanin.

Pas gjashtë muajve jashtë fushave shkaku i problemeve me kontratë në Arabinë Saudite, Frashëri do t’i kthehet futbollit.

Portieri nga Shqipëria është kthyer në Kosovës, por kësaj radhe jo të Ballkani, por te rivalët rajonal, Liria.

Është vet klubi prizrenas që ka konfirmuar nënshkrimin me Frashërin me anë të faqes së tyre zyrtare.

Lexo po ashtu Stivi Frashëri fiton gjyqin në CAS me skuadrën arabe, tani është portier i lirë dhe zbulon ofertat që ka në tavolinë

“Portieri i njohur shqiptar, Stivi Frashëri, ka nënshkruar me bardhezinjtë. Frashëri që ka karrierë të pasur në Shqipëri e në Kosovë, pritet t’i ofrojë siguri portës prizrenase”, thuhet në njoftim.

Me nënshkrimin është shprehur i lumtur edhe vet lojtari.

“Jam i fascinuar me pritjen këtu. Liria është klub i madh, e Prizreni e do dhe njeh futbollin. Bashkë me shokët e skuadrës dhe tifozët, do të bëjmë më të mirën”, ka thënë Frashëri. /Telegrafi/